Ndërhyri në sistemin TIMS, merret i pandehur ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit

Prokuroria e Tiranës ka marrë zyrtarosht të pandehur ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muçën,

Ai akuzohet për hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike, rast i lidhur me kopjimin e të dhënave në sistemin TIMS.

Hetimet kanë zbuluar se, më 2 gusht 2023, në orët e vona të natës, në bazën e të dhënave të Policisë, ishin bërë veprime të paautorizuara për të kopjuar dhe eksportuar informacion, duke përdorur kodet e një punonjësi të tjetërsuar.

. Në hetime, është zbuluar gjithashtu se ai ka pasur lidhje të fshehta me institucione të tjera dhe nuk ka shpallur disa detaje të rëndësishme gjatë aplikimit për pozitat e tij në Policinë e Shtetit.

Po ashtu, Prokuroria është duke hetuar për mundësinë e fshirjes së dëshmive video dhe mundësinë e përdorimit të të dhënave në mënyrë të jashtëligjshme.

Prokuroria ka veçuar çështjen dhe po heton për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.