FOTO/ Lekë Dukagjini “mbërrin” në SHBA, inaugurohet muralja kushtuar njërit prej emrave që la gjurmë në historinë shqiptare

Në New York, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën pasdite është inaguruar nje murale kushtuar një prej figurve të njohur historike shqiptare te Lekë Dukagjini.

Gazetari Dritan Haxhia shkruan se kjo vepër artistike modeste është zhvilluar me iniciativën e një grupi shqiptarësh, të kryesuar nga ish-juristi Gjina Markaj.

Lekë Dukagjini është një figurë historike mjaft komplekse. Lekë Dukagjini (1410-1481) ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit. Historia e njeh si princin trashëgimtar, që u lartësua, kur mori në sundim principatën që mban mbiemri i tij, Dukagjini.

Deri në kohën kur u vu në krye të principatës, Lekë Dukagjini kishte marrë një kulturë të gjithanshme me frymë humaniste të Rilindjes Evropiane, në qytete të tilla si Venecia, Raguza apo Shkodra.

“Ne Manhaten Nju Jork eshte zhvilluar pasditen e se merkures inagurimi i nje muraleje me figuren e njohur historike shqiptare te Lek Dukagjini. Realizimi i kesaj vepre modeste artistike, por me vlera historike u arrit me inisiativen e nje grupi malsoresh te kryesuar nga zoti Gjin Markaj ish jurist. se “qellimi i vendosje se kesaj muraleje nuk eshte vetem qe ti shtohet Nju Jorkut dhe nje figure tjeter historike shqiptare pas asaj te Skenderbeut apo Nene Terezes, por kryesisht si sensibilizim i opinionit mbare kombetar por ne menyre te vecante, i politikes ne Shqiperi, sepse siq dihet nga te gjithe, ka tre vite qe eshte realizuar busti i Lek Dukagjinit ne Shkoder, por refuzohet ne menyre te vazhdueshme nga drejtuesit perkates politik te vendlindjes se tij, vendosja e bustit ne nje ambjent te merituar publik”, shkruan gazetari Nga Dritan Haxhia..