Shpërthim me tritol në një lokal në Lezhë, pronari i arrestuar në 2017 për drogë

Një shpërthim me tritol ka tronditur Lezhën gjatë natës. Objektiv i sulmit me lendë plasëse ishte një lokal në lagjen ‘Besëlidhja’, në qytetin me Lezhës. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia bën me dije se lokali është në pronësi të Ilir Markvukaj, i cili rezulton se në 2017 ka qenë i arrestuar  për organizimin e trafikut të 25 kg kanabis drejt Kosovës.

Policia po heton motivet e kësaj ngjarjeje dhe po punon për gjetjen e autorëve.

“Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit Ilir Markvukaj, 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, informoi sot policia.