EMRI/ Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, humb jetën një 30 vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin ku një person ka humbur jetën. Raportohet se një automjet tip “Audi” është përplasur me një kamion. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 30 vjeçari Paulin Zefi ndërsa pasagjerja që udhëtonte me të është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

I plagosu ka mbetur drejtuesi i kamionit, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë përplasur kamioni me drejtues shtetasin Xh. D., me automjetin me drejtues shtetasin P. Z., 30 vjeç. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, si dhe shtetasi Xh. D.. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve”- thuhet në njoftimin e policisë.

Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.