Rama sulmon hapur gjyqtarin Erion Bani: Kamikaz i PD-së, flet me krenari si do shkrijë çdo zyrtar të PS-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tregoi hapur presionin ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe Strukturës së Posaçme Antikorrpusion, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt.

“Ne duam luftë kundër korrupsionit dhe kemi ngritur një Prokurori Speciale për të luftuar korrupsionin, pa kompromis, por nuk do jemi të gatshëm të pranojmë abuzimin me njerëzit, të vërtetën, me standardet, sepse ky është minimumi, përndryshe kthehemi mbrapa dhe kur kam folur për ‘republikë prokurorësh’ këtë kam pasur parasysh dhe këto janë shenja tanimë të qarta që duhet frenuar tani në bashkëpunim dhe me pozicion konstruktiv, patjetër, me poizicion konstruktiv’, tha Rama.

Ai lexoi mesazhin që sipas tij i ka dërguar një qytetar, ndërsa sulmon hapur gjyqtarin Erion Bani, të cilin e cilëson si ‘kamikaz të Partisë Demokratike’.

“Është njeri me emër dhe mbiemër. “Ju dëgjova me vëmendje në këtë diskutimin. Jam dashamirës brenda vathës kur një X Y merr urdhra Y X nuk po ia them emrin, ka dhe dicka tjetër që nuk e thatë. e Bëtë pyetjen pse tani dhe jo më parë. Pse dy javë një muaj më parë psh? Sepse tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar i angazhuar në të gjitha cështjet e vecanta me target njerëzit tuaj. Gjyqtarët si prokurorët krahas shorteve elektronike organizohen edhe në javë dhe ditë për kërkesa të ngutshme dhe ngjarje që kanë nevojë të trajtohen të menjëhershme …Jo, Nesti ishte aty që në shkurtin e kaluar. Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe iu informoj se të tjerët nuk kanë pranuar që t’i rrinte të njëjtës kërkesë për arrest sepse gjyqtari mund vetëm të zbusë masën e kërkuara nga prokurori dhe jo ta ashpërsojë. Por edhe pse ju ligjin e keni bërë për një garanci më shumë në fakt keni garantuar atë 100 përqindëshin e vulosjeve të kërkesave të prokurorisë. Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre me ( e keni në parlament) kur ishte ministër i drejtësisë dhe kryeministër…pastaj përfundoi në GJKKO. Ky dhe një tjetër nga qyteti X i njohur familjarisht si ekstremisht i djathtë…disa herë e kanë kaluar cakun e gjyqtarit duke bërë konsideratë që ligji nuk ua lejon…Psh trajtohet edhe për këtë vepër pse do të ishte mirë të kërkohej kjo masë nga prokuroria. I tillë është edhe rasti x që diskutohet shumë si skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Së dyti, i njëjti gjyqtar është për dosjen Toyota Yaris . Vetëm një fakt, ka urdhëruar ndalim publikim të vendimit të tij gjë që nuk e bën për raste kur duhet të përbalten njerëz të PS për shkak se permenden shumë kolegë të tyre por ama ditën 1, vendimin e pati në dorë prapë njëri që e keni në parlament dhe tani e ka bufi i kënetës që ua lexon shqiptarëve komunikime nga encro chat në parlament. Të gjitha janë pjesë e përmbajtjes së këtij vendimi gjyqesor i ndaluar për tu publikuar. Kjo është vepër penale. Pra, bëhet fjalë për dy kamikazë të PD në GJKKO që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë të këtij dhe atij duke thënë që ne do t’i shkrijmë.”, tha Rama.