Një aksident rrugor me pasojë lëndimin e tre personave ka ndodhur në aksin Gramsh-Cërrik.
Mediat raportojnë se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një furgon.
Të lënduarkanë mbetur shoferi dhe dy pasagjerë, të cilët janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po hetojnë për rrethanat.