Agron Shehaj i përgjigjet Lapajt: Të fala Ramës, Adriatik! Ne jemi ndryshe, unë nuk financohem nga paratë e pista

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i është përgjigjur Adriatik Lapajt, pasi ky i fundit në një video tha se njerëzit e shohin Shehajn si biznesmen.

Në përgjigjen e tij, Shehja thotë se ai është ndryshe nga Lapaj, pasi jo vetëm që nuk ka përfituar nga ish-pronarët, por as nuk financohet nga paratë e pista.

Ai akuzoi Lapajn se ka qenë pjesë e një sistemi drejtësie të korruptuar, me avokatë sekserë dhe gjyqtarë që kanë torturuar ish-pronarët për të marrë pronat e tyre. Në fund, Shehaj i thotë Lapajt që t’i bëjë të fala kryeministrit Edi Rama.

“Adriatik, ne jemi shumë ndryshe. Unë nuk financohem nga paratë e pista Adriatik. Unë nuk kam marrë dot pronat e mia, jo më të përfitoj nga ish-pronarët që ju keni torturuar, gjykatës së korruptuar, avokatë sekserë. Ti ke qenë dhe je pjesë e këtij sistemi Adriatik.

Unë jam si ata qindra mijëra shqiptarë që kanë vuajtur këtë shtet të korruptuar, këtë sistem të padrejtë, atë drejtësi të korruptuar ku ke ngrënë Adriatik. Kjo është diferenca mes teje dhe meje. Unë jam i pakapshëm. Të fala Ramës Adriatik”, thotë Shehaj në videon e tij.