Pas përsëritjes së zgjedhjeve fitoi kandidati i PS, ironizon Luçiano Boçi: U bënë gjë pishman rrogozhinasit?

Pasi në Rrogozhinë u shpall rezultati i zgjedhjeve të përsëritura, ku fitues doli përfaqësuesi i PS, Edison Memolla, kanë ardhur edhe reagimet e para nga PD.

Fillimisht ishte demokrati Luçiano Boçi i cili vuri në dyshim rezultatin e shpallur, ndërsa ngriti pyetjen se se çfarë ndryshoi te kandidati i PD, Shkëlqim Hoxha këtë herë.

Duke ironizuar, Boçi përmes një postimi në FaceBook, rreshton disa “shkaqe” që ai mendon se ndryshuan rezultatin.

Reagimi i Boçit:

Çim Hoxha, kandidati i “Bashkë Fitojmë” në 14 Maj ishte fitues (pa votat e burgut), por Kolegj ii Partisë vendosi ribërjen e tyre.

Tani në korrik na fiton ky tjetri me vota shumë e më shumë!!!!

Po pse elektorati i vogël i Rrogozhinës me shumicë konfirmoi kandidatin e PS?!

U bënë gjë pishman rrogozhinasit?!

Apo ky Çimi “i poshtër” e drejtoi këtë muaj keq “virtualisht” Rrogozhinën?!

Apo ky tjetri “mbi kalë” e transformoi Rrogozhinën për një muaj në parajsën e ëndërruar?!

Mos ndoshta lumturia e popullit është kaq e lartë sa ne tokësorët e vdekshëm nuk kemi sy për ta parë?!

Apo janë kënaqur shumë me inceneratorët, me korrupsionin, me kanabisin, me bujqësinë që s’ka fonde, me çmimet pa tavan?!

Mos ka ndikuar vallë vapa dhe nuk e dimë?

Ndoshta kjo ulja e euros se kështu ia kemi bë Europës rrup-sup, 1 me 1 ia kemi bë?!

Ahhh, ndoshta nafta 1.8 Euro si askund në Europë?!!

Pffff po pse në fund fare a ka zgjedhje në Shqipëri?

ÇDO GJË ZGJEDHORE ËSHTË NJË NEVERI E PASHTERSHME.

NEVERIA LUFTOHET DHE REGJIMET PËRMBYSEN!

BARKU QË E POLLI ËSHTË RILINDUR!