Parlamenti i Greqisë ka mbajtur një minutë heshtje në nder të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos i cili ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të shtune.
Ndërkohë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotaksis në seancën para fillimit të votimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e jetës të tij.
Mitsotakis deklaroi se vepra dhe prania e kryepeshkopit Anastas do t’i mungojë mbarë njerëzimit pasi përmasat e veprës së tij ishin mbarëbotërore.
Ngushëllime shprehën e liderët e gjithë partive greke.
Kryepeshkopi ishte i shtruar në spitalin “Evangelismos” të Athinës që prej datës 3 janar, për shkak të probleme që shfaqi ndërsa ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.