Vrau kamarierin e restorantit për një rezervim tavoline, Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 17 vite burg Erjon Llapushin, i cili dy vite me parë vrau kamarierin e një restoranti në Fushë Labinot. Dënimi është dhënë në mungesë pasi Llapushi ndodhet në arrati dhe nuk është kapur ende nga autoritetet.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më datë 2 tetor 2021, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku në ambientet e një restoranti, pas një konflikti për motive të dobëta, Erjon Llapushi, 33 vjeç, ka goditur me grushte dhe sende të forta Gazment Kurmakun, i cili për pasojë gjeti vdekjen.

Erjon Llapushi renditet në listën e 5 personave që Policia e Shtetit i konsideron si të kërkuarit më të rrezikshëm.

Ai akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që përmes shantazhit e dhunës ka detyruar biznesmenë të ndryshëm nga Pogradeci ti dhurojnë aksione në kompanitë e tyre.