Policia e Greqisë ka bastisur burgun e Koridhalosit (Korydallos), i cilësuar si një nga institucionet e vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë ku vuajnë dënimin persona me rrezikshmëri shumë të lartë, mes tyre edhe shumë shqiptarë.
Mediat fqinje raportojnë se janë gjetur thika dhe celularë pas një kontrolli të befasishëm, i urdhëruar nga Nëndrejtoria e Narkotikëve të Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar (DAOE).
Qëllim ka qenë goditja e trafikut apo shpërndarjes së lëndëve narkotike brenda qelive, bazuar edhe në informacionet që Policia e Shtetit, ELAS dhe EKAM, duke përdorur për kontroll edhe një qen policie antidrogë, të trajnuar posaçërisht.
Në kuadër të operacionit, në prani të prokurorit janë kontrolluar në 8 qeli, ku janë gjetur dhe konfiskuar 4 aparate celularë, karikues, kabllo karikimi, ndërsa janë kontrolluar 19 të burgosur, dy prej të cilëve u konstatua se kishin 2 thika të improvizuara.
Në këtë burg vujnë dënimin edhe qytetarë shqiptarë. Gjithsesi nga ky operacion nuk janë dhënë informacione shtesë për personat, që u pikasën me gjëra të jashtëligjshme.
Ndaj tyre është ngritur një rast për shkelje të ligjit për armët, i cili do t’i kalojë Prokurorisë kompetente, ndërsa sendet e sekuestruara do t’i dërgohen Drejtorisë së Hetimeve Penale për analiza laboratorike.