Ka nisur sërish me viktima kjo javë, pas tragjedive me të cilat u mbylll java e kaluar.
Në aksin Lezhë-Shkodër një makinë tip “Fiat” është përplasur me një zetor që ishte duke udhëtuar në këtë rrugë rreth orës 05:00.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit” në Tale të Lezhës. Viktimat janë Prend Marku, 56, Martin Gjoka, 54 vjeç shoferi.
Shtetasi Prend Marku banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor. Nga përplasja e fortë kanë humbur jetën në vend, shoferi dhe pasagjeri i Fiat-it.
Pas goditjes, drejtuesi i zetorit, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj, ka humbur kontrollin duke e nxjerrë mjetin nga rruga e për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Lezhës.
Paraprakisht, shkak i këtij aksidenti tragjik dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe përgjumja e shoferit të Fiat-it.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.