Apeli i GJKKO ka lënë në burg Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të PS, Eduard Ndreca, si pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë.
Armando Ndreca u arrestua nga Policia e Lezhës në lidhje me një serë në të cilën kultivohej kanabis sativa. Hetimet zbukuan komunikimet me telefon që ai ka pasur me dy të arrestuarit e tjerë Armel Nikduajn dhe Elvis Shpellzain, të cilët akuzohen se kishin kthyer një serën në “fermë kanabisi”.
Por, pas dy ditëve në qeli gjykata e liroi nga burgu. Pas lirimit të tij me një vendim të SPAK, Ndrecës iu vendosën prangat. Ndaj tij, SPAK ka ngritur akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të grupit kriminal.
Kujtojmë se në dosjen ku është Armando Ndreca është i përfshirë edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe nipi i tij, Samuel Ndoka.