Si “avulluan” 126 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, kundërshtarë të Lulzim Bashës

Lulzim Basha, i “zhdukur” për disa muaj pasi dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, pas humbjeve të njëpanjëshme në zgjedhje përballë Edi Ramës, u rikthye vetëm pak muaj më parë në politikën aktive me një qëllim të qartë, të rimarrë PD-në.

Njeriu që i shkaktoi Partisë Demokratike humbjet më të mëdha dhe largo inga kjo forcë politike disa nga themeluesit e kësaj partie, do të kandidojë në 29 Korrik për t’u zgjedhur sërish kryetari i partisë, pavarësisht se tashmë është braktisur nga pjesa më e madhe e deputetëve demokratë.

Por me rikthimin në politikën aktive, ai ka vendosur sërish të largojë nga PD ata që i shikon si kundërshtarë. Këtë e ka nisur me Këshillin Kombëtar, pasi nga 453 anëtarë të dalë nga zgjedhjet e fundit, kanë mbetur vetëm 327, me argumentin se 126 të tjerët janë larguar drejt “Rithemelimit”.

Ditar.al ka procesverbalin e zgjedhjes se anëtarëve më 18 korrik 2021 dhe sipas statutit, përjashtimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar bëhet vetëm përmes një procedure ku duhet të vendosë kryesia, por që kjo e fundit nuk ëhstë mblehdur për këtë çështje.

Pra, Lulzim Basha ende pa u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të vulës, i mbështetur nga një pjesë shumë e vogël deputetësh dhe demokratësh, ka filluar sërish reprezaljen në PD, me qëllimin e vtëm për të zhdukur kundërshtarët brenda partisë

Lista aktuale në webin e PD:.

Procesverbali i zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar në 18 Korrik 2021: