Protesta e djeshme e opozitës u shoqërua edhe me incidente, ku deputeti Agron Gjemarkaj humbi ndjenjat dhe u shoqërua në spital, pasi sipas tij, isht goditur nga policia.
Në ambientet e QSUT-së ai u vizitua edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa në rrjet qarkulloi edhe fotoja e të dyve dhe doktorit të spitalit që po e kontrollonte.
Por ajo foto u përdor për “meme” nga Genc Sejko, i cili njihet për ironinë e tij therëse ndaj mazhorancës e opozitës. Në atë foto të modifikuar, Sejko vendoi edhe fjalët që “doktori i tha Berishës”.
“Është me fat që është gjallë doktor! Kur marrim parasysh që s’ka shtyllë kurrizore”.
Fotoja e modifikuar e tij bëri xhiron e rrjetet dhe shkaktoi ilaritet te ata që e panë dhe kuptuan ironinë e Sejkos, por e kundërta ndodhi me Xhelal Mziu, që nuk arriti ta kuptonte dhe e shpërndau në profilin e tij në Instagram, duke e quajtur padashur Gjekmarkajn “njeri pa shtyllë kurrizore”.
Nëse Mziu e kuptoi gabimin dhe e fshiu foton, Sejko i qëndron mendimit të tij, pasi në komente shprehet se “Agron Gjekmarkaj eshte modeli me i shemtuar i politikes shqiptare. Eshte modeli i servilit qe nuk qendron per asgjë”.
