Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022, ditën kur në Tiranë mbahej samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm.
Kujtojmë se më 6 dhejtor 2022, 31 vjeçari Gert Shehu gotidi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës që po mbahen në Tiranë. Shehu u vu menjëherë në prangat e Policisë, ndërkohë Rithemelimi akuzoi kryeministrin Edi Rama për këtë sulm ndaj ish-kryeministrit Berisha.