Policia greke ka goditur një grup kriminal që kryente gjobvënie, shkatërrim pronash dhe që dyshohet edhe për tentativa vrasjesh.
Në krye të këtij grupi ishte një shqiptar i identifikuar si Edmond Përbashaj, i cili ndodhte i burgosur në burgun e Diavatas, i dënuar me 20 vite burg për grabitje me armë.
Autoritetet greke e kanë transferuar në Diavata nga burgu i Stavrakiout, pasi u zbulua se bashkëpunonte me persona të tjerë jashtë burgut për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Në operacionin e sotëm, policia greke ka arrestuar 23 persona dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë, ndërkohë që janë sekuestruar edhe para’, drogë dhe armë.