Dhoma e Përfaqësuesve në Britaninë e Madhe e ka kaluar me shumicë projektligjin për vdekje të asistuar, të premten.
330 anëtarë të Dhomës votuan pro këtij projektligji, ndërsa 275 ishin kundër.
Tani projektligji do të pasohet nga muaj diskutime parlamentare përpara se të bëhet ligj.
Sipas projektligjit, të rriturit me më pak se gjashtë muaj jetë do t’u jepet e drejta të vdesin.
Vdekja e asistuar, ose eutanazia, është legale në Belgjikë, Kanada, Kolumbi, Ekuador, Luksemburg, Holandë, Zelandë të Re, Spanjë dhe Australi.