Akuzohej për abuzim me të miturën, lirohet mjeku Dervish Hasi

9 muaj pas arrestimit, është liruar nga burgu mjeku kardiolog Dervish Hasi, i cili akuzohej për veprat penale “trafikim i të miturve” dhe “pornografi”. Mësohet se mjeku i QSUT-së është liruar para pak ditësh dhe lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij.

Ky i fundit ka thënë se mjeku ka fituar pafajësinë dhe ndaj tij nuk ka asnjë akuzë.

Mjeku Dervish Hasi, i cili mbante në banesën e tij tre gra duke argumentuar se ia lejonte besimi i tij fetar, dyshohet të ketë shfrytëzuar të miturën, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

Në kohën kur 42 vjeçari ra në prangat e policisë, dyshohej se vajza e mitur shkonte në shtëpinë e tij 3-4 ditë të javës dhe dyshohej po ashtu se për një periudhë 2-vjeçare mjeku kishte abuzuar seksualisht në mënyrë të rregullt me të.

Megjithatë ai i ka mohuar këto akuza dhe në sallën e gjyqit ishte shprehur se kishte pasur dakordësi edhe nga familja për martesë me 16 vjeçaren dhe se me herët kishte bërë kërkesë në Gjykatën e Tiranës për autorizim për martesë.