Është zbardhur identiteti i shqiptarit që u vra me thikë dy ditë më parë në Itali ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur. Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Van Koxha, ndërsa ngjarja raportohet se ka ndodhur për larje hesapesh.
Mësohet se autorët po e prisnin në rrugë 40 vjeçarin shqiptar, të cilin e goditën me thikë për vdekje. Ai ndodhej në shoqërinë e vëllait të tij, i cili mbeti i plagosur lehtë.
Krimi ndodhi në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera, zonë e cila është shpeshherë skenë e episodeve të dhunshme dhe denoncimeve të vazhdueshme nga banorët në polici për shkak të situatave të degradimit.
Në këtë rast, sipas hetuesve, bëhet fjalë për larje hesapesh mes autorëve, të cilët janë arrestuar dhe janë me origjinë maqedonase dhe Van Koxhës.
Policia ka vënë në pranga dy rumunë, të dyshuar si autorë të krimit ndërsa po vijon me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjares.