SPAK godet bandën e Suel Çelës në Elbasan, zbardhen 21 emrat për të cilët Prokuroria e Posaçme lëshoi masa sigurie

Janë zbardhur emrat e 21 personave ndaj të cilëve SPAK lëshoi masa sigurie, të dyshuar si të përfshirë në një grup kriminal që vepronte kryesisht në zonën e Elbasanit.

Konkretisht masat e arrestit me burg për shtetasit , Marjus Lulaj (alias Suel Çela), Mario Çela, i vëllai , Xhino Roka, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Sergej Hasanpapaj, Bruno Hazizolli, Ledio Zabeli, Marsel Roka, Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku), Preke Kodra, Fuad Verzivolli, Metin Mehjam, Renato Hasani, Skender Sufaj, Pajtime Fetau, Dedan Gjoni, Marsel Shega (alias Bujar Shega), Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa).

Ndërkohë “arrest shtëpie” për Blerina Beqiri, avokate, dhe “detyrim paraqitje” për gazetarët,  Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Një mase e re është dhënë edhe për Dedan Gjonin, ish shefin e krimeve të Komisariatit nr. 6 në kryeqytet, i arrestuar një vit më parë në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza 2’, i akuzuar për sigurimin e kushteve për vrasje.

SPAK doli dje me një njoftim zyrtar, ku nënvizonte se operacioni ishte krye në bashkëpunim me Europol, ndërsa sot pritet një informacion më i plorë rreth veprimtarisë së kësaj organizate dhe rolet e anëtarëve të saj.