Përmbyset zetori, vdes bujku në Pogradec

Një 61-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e kësaj të hëne në Pogradec.

Sipas policisë, viktima është identifikuar si Sejfulla Gjata, me profesion bujk.

Ai po drejtonte një zetor, ku papritmas mjeti është përmbysur duke e zënë poshtë.

Policia tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Moglicë, rreth orës 18:20.

“Një mjet bujqësor që  drejtohej nga shtetasi S. Gj., (Sejfulla Gjata) 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur. Si pasojë, drejtuesi i mjetit bujqësor ka ndërruar jetë”, njofton policia.