Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, tha se në programin e tij kanë fokus të veçantë të gjithë ata pensionistë, të cilët janë lënë në mëshirë të fatit.
Teksa mori pjesë në hapjen e degës numër 3 të partisë në Tiranë, Shehaj foli për garantimin e minimumit jetik për pensionistët shqiptarë.
Ai tregoi mënyrën dhe formën se si do të mbështeten pensionistët, që të ardhurat e tyre mujore të jenë jo më pak se 300 euro.
“Unë jam mësuar t’i bëj gjërat me laps e letër. Janë rreth 700 mijë pensionistë në Shqipëri, nga të cilët, të paktën gjysma e tyre jetojnë jashtë, nuk jetojnë në Shqipëri, ja ku u bënë 300-350 mijë. Gjysma e 350 mijë ka një pension që ose ka të ardhura të tjera, ose ka një pension që nuk e tejkalon shumën 150-200 euro. Unë mendoj, që të paktën për 150 mijë pensionistë, të cilët jetojnë në Shqipëri, të cilët nuk kanë të ardhura dhe pasuri të tjera, shumë mirë mund t’u garantohet një minimum jetik prej të paktën 300 euro. E përsëris, po flasim për minimum jetik, nuk po flasim për pensionet, sepse pensionet nuk janë në bazë të nevojës, pensionet janë kush ka punuar merr pensionoin, sa më shumë ke punaur aq më shumë pension do të marrësh. Unë mendoj se për ata 150 mijë pensionistë mund të gjenden 150 euro në muaj për secilin prej tyre, për t’ia çuar të ardhurat nëpërmjet garantimit të minimumit jetik në 300 euro. Kjo është zgjidhja që ne kemi për pensionistët që janë në nevojë”, tha ai.
Para qindra mbështetësve, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpreh se të gjithë flasin për problemet me të cilat përballemi çdo ditë, por askush nuk jep “ilaçin” se si arrihet tek zgjidhja.
Ai theksoi se qeveria aktuale i ka mashtruar hapur qytetarët, ndërsa si shembull mori fushën e shëndetësisë.
“Askush nuk flet për zgjidhjen, përveçse flasin në mënyrë populiste, por vetëm për probleme. E vërteta është se ka zgjidhje. Të njëjtat probleme që kemi sot në Shqipëri, i kanë patur dhe në perëndim. E fillojmë nga shëndetësia. Të thuash është falas është një mashtrim më vete, shëndetësia është inekzistente. Në vendin më ta varfër në Europës, kudo që të shkoni, shëndetësia publike është falas. Ne kemi hyrë dhe kemi krijuar këtë forcë politike për të bërë gjëra, që njerëzit mendojnë se janë të vështira për t’i realizuar. Jam i bindur se janë të realizueshme, sië ndodh në perëndim. Gjëja e parë është që mos të vidhet, shëndetësia nuk është përfekte, por ajo duhet të jetë e drejtë. Kurën e merr ai që ka lidhje. Falas kurohen vetëm ata që kanë lidhje politike. Këta flasin për pensionet, por askush nuk flet si zgjidhet ky problem. Ne duhet t’u garantojmë pensionistëve, që nuk kanë të ardhura të tjera një minimun jetik. Po nuk ndaluam vjedhjen nuk për të patur zgjidhje për asgjë dhe për asnjë”, tha ai.
Kryetari Shehaj shtoi se përveç vjedhjes së burimeve natyrore mbi dhe nëtokësore, kjo politikë i ka varfëruar dhe u ka “vrarë” mundësitë shqiptarëve.
“Na kanë vjedhur burimet natyrore që kemi, por na kanë vjedhur një gjë tjetër, që janë mundësitë, prandaj janë larguar shqiptarët, sespe nuk kanë patur mundësi. Pasuria e kombit janë njerëzit, ata bëjnë diferencën. Vjedhja më e madhe që u është bërë shqiptarëve është mohimi i mundësive, ndaj ju ftoj ta kemi parasysh këtë. Shqipëria është e varfër, sepse shqiptarëve u janë mohuar munëdsitë”, tha ai.
Gjatë diskutimit me mbështetësit e tij, Shehaj theksoi se Partneritetet Publike Private në shëndetësi përfitojnë miliona euro në mënyrë të padrejtë dhe kjo bën që në spitalet e vendit të përballemi me mungesë ilaçesh.
“Uën u jap vetëm një shembull. Lexova një shkrim të një ekonomisti, i cili kishte përllogaritur mungesën e ilaçeve te Onkologjiku dhe thoshte se po të kishte 4 milionë euro më shumë në buxhet për ilaçet tek Onkologjiku do plotësoheshin të gjitha nevojat për ilaçe. Tani unë nuk e thellova atë shkrim por e marrë të mirëqenë, sepse e njoh dhe e vlerësoj atë që shkruan. Kuptohet se 4 mln euro nuk janë gjë fare në krahasim me çfarë vjedhin. PPT-të në shëndetësi marrin dhjetëra miliona euro në mënyrë absolutisht të padrejtë, sepse shteti shqiptar iu paguan TVSH-në, ndërkohë që shërbimet shëndetësore janë të përjashtuara nga TVSH. Thjesht duke ndaluar një shkelje ligji siç është pagesa e TVSH kundrejt koncesionarëve, në shëndetësi, do të nxirrnim lekët për ilaçet tek Onkologjiku. Nuk po them që shteti shqiptar do kishte para të mjaftueshme për shëndetësi falas për të gjithë. Përveç shtetit, duhet të ekzistojë edhe privati.. Në Shqipëri nuk ka asnjë parti të djathtë të vërtëtë, siç është Mundësia.Ekziston mënyra për të subvencionuar siguracionin privat prsh, që është mënyrë shumë e mirë për ulur ngarkesën që kanë spitalet shtetërore. Ilaçet në shtet vidhen, privatet janë totalisht monopol. E kanë mendjen vetëm të vjedhin. Duhet ndaluar vjedhja, që gjërat të rregullohen”, tha ai.
Më tej, kryetari i Partisë Mundësia komemtoi dhe ngjarjet e rënda të ditëve të fundit, ku njëra prej tyre ishte vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani.
Ai shtoi se ngjarje të tilla ndodhin për arsye se Policia është e lidhur me krimin dhe mbizotëron ideja e “të fortit”.
“Përditë ndodhin ngjarje të pabesueshme, sic ishte rasti i 14-vjecarit, që humbi jetën. Është fatkeqësi. Gjëja e parë që të vjen në mendje është kur sheh se këtu policia është e lidhur me krimin, mbizotëron ideja e të fortit, por ka ende shpresë”, shtoi ai.