Para Ministrisë së Arsimit, qytetarë, prindër dhe aktivistë të shoqërisë civile kërkuan drejtësi dhe regim të shpejtë nga institucionet përgjegjëse për vrasjen kriminale të 14-vjeçarit Martin Cani.
Ai u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij shumë pranë shkollë “Fan Noli” në Tiranë.
Në protestën e së hënës moripjesë dhe Jonida Proga, motra e Egli Progës, i cili u vra pak kohë më parë në Pograde, ku dhe pati përpjekje për fshehjen e krimit.
Ajo preku me fjalimin e saj të ndjerë në protestën për Martin Canin para, ndërsa apeloi për drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet për vrasjen e Martinit.
Më tej, Jonida Proga pati një kërkesë direkte për Policinë e Shtetit. “I bëj thirrje policisë, mos bëj të njëjtin marifet si me vëllain tim”
Ajo mes tjerash u shpreh:
“Ju tashmë më njihni, vazhdoj të jem motra e Egli Porgës. Erdha sot për Martinin, çfarë zemre duhet të ketë një nënë që as nuk mallkon e as nuk kërkon hakmarrje për kasapin e djalit të saj. A ka njeri në Shqipëri të ma thotë. Florina vetëm vajton e vajton dhe nuk kërkon asgjë, e as drejtësi. Ku është Vilma Peleshi, nëna e vrasësit, përse nuk flet, pse nuk e përqafon Florinën që vetëm qan e qan dhe nuk fajëson askënd. Ku do gjeni ju prindër më të paqtë se prindërit e Martinit që u iki drita e syve dhe s’kërkojnë asgjë vetëm të ikin nga sytë këmbët nga ky vend. Prindërit e Martinit duan të ikin jashtë Shqipërisë e të harrojnë këtë vend që është kthyer në vend krimi. Edhe familja ime iku nga Pogradeci, erdhën në Tiranë se nuk mund të qëndrojnë në atë vend krimi. Edhe sa fëmijë të tjerë duhet të vriten me jataganë nëpër shkolla. Unë jam këtu për të bërë thirrje publike, për ata që kanë fëmijë, vëllezër motra, prindër që jetojnë të pasigurt në këtë vend, ngrihuni dhe mos lejoni më t’iu vriten të dashurit dhe të afërmit tuaj. Të kërkojmë drejtësi hyjnore dhe jo juridike. Këto do ta fillojmë, sot do kërkojmë përgjegjësi morale për therjen e Martinit. I bëj thirrje policisë, mos bëj të njëjtin marifet si me vëllain tim. Gjej jataganin dhe vrasësin tjetër e të mos justifikohet. Qeveri po të thërras, po rrit kriminelë, ke përgjegjësi për atë që vrau Martinin. I bëj thirrje popullit të na bashkohen, ti bashkohen dhimbjes sonë. Mos bëni sehir por ngrihuni dhe bashkojuni Florinës”, tha ajo.