Aksident në Korçë, disa të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Korçë-Pogradec. Policia thotë se në aksident janë përfshirë dy makina.

Të lënduar kanë mbetur drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer. Tre të lënduarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Si pasojë e përplasjes është bllokuar aksi Pogradec-Lin. Grupi hetimor dhe policia po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.