“Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s”, libri më i ri i gazetares Rezarta Delisula

Gazetarja Rezarta Delisula ka publikuar librin më të ri kushtuar Tiranës. “Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s” titullohet libri i Delisulës, të cilin gazetarja e mirënjohur e prezantoi sot për të gjithë publikun, bazuar në dokumente osmane.

“Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s” sjell të panjohurat për kryeqytetin përmes dokumenteve të arkivave osmane. Ky botim nxjerr për herë të parë në dritë copëza historie mbi jetën e qytetit të Tiranës ne shekullin e 18-të.

Kujtojmë se 2 vite më parë, Delisula publikoi librin “Çfarë ka qenë Tirona”, ndërsa në 2018-ën, librin e parë Tirana-Mahnia, për të cilin gazetarja ka thënë se ka nisur që fëmijë, teksa kujtonte edhe shëtitjet me të atin e saj.

Në librin “Çfarë ka qenë Tirona”, publikuar në vitin 2022 Delisula përcjell, kontributin e popullsisë tironse në ndërtimin e institucioneve arsimore, si dhe detaje e kuriozitete të panjohura më parë mbi funksionimin e qytetit dhe qytetarëve.