E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn ka zhvilluar sot një vizitë në zyrat e Ministrisë së Brendshme.
Mësohet se ajo do të takohet me ministrin Ervin Hoxha dhe fokusi i diskutimit do të jetë arrestimi i një dite më parë i ish presidentit Ilir Meta.
Kujtojmë se rreth 5 ditë më parë VanHorn ka qenë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku u takua me Altin Dumanin.
Nuk dihet nëse me këtë të fundit ka qenë e njëjta temë diskutimi, por arrestimi i djeshëm i Metës ka ngjallur debate dhe polemika të shumta, për shkak të mënyrës se si u arrestua.
Pamjet në mes të trafikut u bënë virale, pasi Meta u pa teksa tërhiqej zvarrë nga forcat policore, për shkak se sipas këtyre të fundit bëri rezistencë.