Von der Leyen viziton Ballkanin, Presidentja e KE mbërrin më 23 tetor në Shqipëri

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë një vizitë në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.

Von der Leyen do të vijë në Shqipëri më 23 tetor ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në të njëjtën ditë, ndërsa do të mbajë një fjalim në ceremoninë e përurimit të Kolegjit të Europës në Tiranë.

Një ditë më pas, Von der Leyen do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin Bajram Begaj, ndërsa menjëherë më pas do të niset për në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore atje.

 Në Bosnje dhe Hercegovinë, vizitë që nis më 24 tetor, Presidentja e Komisionit Europian do të vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet. Presidentja Ursula von der Leye gjithashtu do të takohet me Presidencën e Bosnjë-Hercegovinës, Kryetaret e Këshillit të Ministrave Borjana Krišto.

Në Serbi, më 25 tetor, Ursula von der Leyen do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Millosh Vuçeviç.

Presidentja Ursula von der Leyen mbyll turin e vizitës në Kosovë dhe Malin e Zi në 26 tetor. Në Kosovë, ajo do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ndërsa në Malin e Zi, von der Leyen do të takohet me Presidentin Jakov Milatoviç dhe kryeministrin Milojko Spajiq.