U dhunua barbarisht nga 47 vjeçari se nuk i dha birra, vdes në spital i moshuari në Fier

Ka ndërruar jetë pas 5 ditësh intubim në spitalin e Fierit, 80 vjeçari Namik Rustemi, i cili u dhunua barbarisht nga një 47 vjeçar, pak ditë më parë.

Ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të dyqanit në pronësi të 80 vjeçarit, ndërsa e dhunuar ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, e cila pasi mori mjekim në spital u kthye në banesë.

I moshuari ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit, ku ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Povelçë ku autori me iniciale I.N për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, A.R, 77 vjeçe.

Policia arrestoi të dyshuarin 47-vjeçar, që në momentin e sulmit dyshohet se ka qenë në gjendje tejet të dehur. Ai ka kërkuar birra në dyqan, por të moshuarit refuzuan pikërisht për shkak të gjendjes së alkoolizuar. Pas kësaj Ilir Nukaj i rrahu barbarisht të dy.