Janë vetëdorëzuar në policinë e Tiranës, motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat akuzohen për dhunimin e blogeres dhe modeles Klea Prenga në gusht të ketij viti.
Ngjarja e rëndë ndodhi para pak javësh në një prej lokaleve më të njohura në Tiranë ku motrat Berisha goditën me shishe qelqi modelen, duke i shkaktuar plagë të shumta në fytyrë.
Menjëherë pas ngjares ato u larguan dhe dyshohej se fshiheshin në Dubai. Por dy motrat Berisha kanë vendosur pasditen e kësaj të mërkure të vetëdorëzohen në polici.
Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim. Burime për mediat bëjnë me dije se të dyja motrat kanë masë sigurie ‘Arrest në burg’.