Këtë vit akademik u ulën në auditore rreth 2000 studentë më pak se një vit më pare, teksa ndër fakultetet që po merr goditjen më të rëndë vijon të mbetet Fakulteti i Shkencave të Natyrës, degët e të cilit janë edhe shtylla kurrizore e arsimit të një vendi.
Në Universitetin e Tiranën për vitin akademik 2024-2025 në degën e Fizikës në raundin e parë janë regjistruar vetëm 5 studentë dhe në atë të kimisë vetëm 8 të tillë. Ndërsa në Matematikë 23 studentë.
Ndërkohë pak muaj më parë u publikua studimi i prestigjiozes Science që mat artikujt e botuar në të gjitha vendet e Evropës në fushën e fizikës, biologjisë, kimisë, matematikës, mjekësisë, bioteknologjisë, inxhinierisë dhe shkencave të tokës e hapësirës.
Në bazë të studimit duke iu referuar numrit të botimeve shkencore të publikuara, që cila funksionon si parametër të matjes së kërkimit shkencor, Shqipëria renditet e fundit në Evropë me vetëm 6 artikuj të botuar për 100 mijë individë.
Përballë këtyre shifrave që janë dramatike dhe të lidhura në mënyrë të pashmangshme me rankimet e Universiteteve ndërkombëtare, ku Universiteti I Tiranës është I fundit në rajon qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin për shkencën, i cili ka marrë miratimin e komisioneve parlamentare. Ky ligj i jep Ministrisë së Arsimit kompetencën për të kontrolluar, financuar dhe vlerësuar kërkimin shkencor të gjitha institucioneve arsimore dhe pedagogëve në vend.
Sipas projektligjit, Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor drejtohet nga Kryeministri dhe në këshill do të jenë edhe 7 ministra, roli i të cilëve në akademi është totalisht i pakuptimtë, pasi rolin e tij e ka pasur një Këshill i përbërë vetëm nga akademikë dhe departamentet e vetë universiteteve.
Pjesë e Këshillit do jenë edhe sejmenët e Gjinushit që e kanë kthyer Akademinë e Shkencave në Akademinë e Qokave të nostalgjikëve të regjimit kaluar.
Ky projektligj, bie në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, i cili e ka në themel të tij lirinë akademike, liri të cilën ky ligj ia zhvesh universitetit, departamentit dhe institutit, për t’ja ngarkuar organeve të reja të krijuara.
De fakto ky ligj duke privuar Universitetet nga kërkimi shkencor që identiteti i Universiteti, I kthen institucionet e arsimit të lart në vend si kioska diplomash të ngjashme me markën shqiptarë të ndërkombëtarizuar Wisdom.
Ky ligj zhvlerëson njëkohësisht edhe titujt akademikë të marrë deri tani, pasi krijon tituj të rinj, si kërkues, apo kërkues i avancuar duke dubluar titujt Profesor apo doktor në Universitete.
Qëndresa Qytetare fton akademikët, profesorët dhe sindikatat të reagojnë ndaj kësaj kapje dhe zhveshje të Universitetit nga liria dhe autonomia akademike.