Niko Peleshi mbledh grupin e PS për aksionin e opozitës: Kriza nuk është e jona dhe as e parlamentit

Tre ditë para seancës plenare të së enjtes në Kuvend, PS ka mbledhur grupin në kryesi, në një takim që zgjati rreth 30 minuta.

Kryetari i grupit Niko Peleshi mësohet se u ka dhënë deputetëve të partisë së tij udhëzimet, se duhet të vazhdojnë punën normalisht, me argumentin se “kriza nuk është e jona dhe as e parlamentit”.

Grupi I PS diskutoi për aksionin e opozitës, e cila ka nisur atë që e quan “mosbindja civile”. Sipas Peleshit, aksioni nuk duhet të ndikojë në vijim te deputetët socialistë.

Kujtojmë se disa deputetë të opozitës janë përjashtuar nga Kuvendi, pasi protestuan duke djegur karriget e sallës, në shkallët e godinës, pas arrestimit të Ervin Salianjit.