Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, i cili prej disa javësh ndodhet në spitalin e burgut, i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar.
Çështja i është caktuar gjyqtares së Elbasanit Suela Lika, e cila ka njoftuar palët për seancën që do të mbahet në datën 14 tetor, në orën 10:00.
Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, pretendon se ka vuajtur dënimin në masën ¾, duke renditur dhe një sërë shkaqesh të tjera si shëndeti jo i mirë dhe arsye të forta familjare.
Në qershor të këtij viti, Safet Gjici u dënua përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ky dënim zbret në 3 vjet heqje lirie, por vetëm katër muaj pas dënimit, ish kryebashkiaku kërkon lirimin.