Përfundojnë punimet në kampin e Gjadrit, ja kur pritet të vijnë refugjatët

Punimet për ndërtimin e kampit në Gjadër raportohet se kanë përfunduar këtë të premte, pas marrëveshjes së Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Edhe pse kampi ishte parashikuar të ishte gati disa muaj më parë, vonesa e punimeve ka bërë që të shtyhet hapja e kampit.

Zbarkimi i refugjatëve pritet të nisë brenda një jave dhe ata fillimisht do të dërgohen në portin e Shëngjinit ku është krijuar një qendër pritëse për ta dhe më pas brenda 48 orësh, do të dërgohen në Gjadër aty ku do të stresohen.  

Tashmë në Shëngjin kanë mbërritur policë italianë, mjekë, psikologë etj, që do të merren me trajtimin e emigrantëve si dhe  janë marrë masa sigurie, që emigrantët të mos largohen dot nga kampi. Gjithashtu, në kamp ka edhe zyra për marrjen në pyetje të refugjatëve.