Nga Xhamia e Namazgjasë, Erdogan mesazh për FETO-n: Nuk duhet t’ua lëmë fushën bosh qarqeve që punojnë për interesa personale

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë theksoi se ky objekt është simbol i miqësisë dhe i vëllazërisë mes dy vendeve.

Teksa nënvizoi se është xhamia më e madhe në Ballkan, Erdogan shtoi se nuk do të shërbejë vetëm si një objekt kulti, por do të jetë multifunksionale, duke u shërbyer besimtarëve myslimanë edhe për salla konferencash apo bibliotekë.

Kjo xhami, e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë nënvizoi Erdogan, do t’i shërbejë 10 mijë besimtarëve myslimanë që falin Namazin.

“Në emrin e Allahut, i nderuar kryeministër i Shqipërisë, miku im i çmuar, të dashur motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Të nderuar të ftuar dhe ju miq, më lejoni t’iu falënderoj miqësisht.

Jam veçanërisht shumë entuziast dhe i lumtur së bashku me ju. Dua të falënderoj gjithsecilin nga ju për këtë emocion që më dhuruat. Personalisht jam shumë me fat që ndodhem në këtë ambient shumë të shenjtë dhe për këtë arsye i lutem Allahut, që xhamia e Namazgjasë, e cila është më e madhja në Ballkan, të sjellë dobi për të gjithë myslimanët në Ballkan.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen veçanërisht për mikun tim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë gjithë këtij procesi ndërtimi. Dua të falënderoj të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar sado pak në realizimin e kësaj vepre kaq madhështore.

Më e madhja në Ballkan, e cila do të zërë vendin e saj në kujtimet tona që i kanë rrënjët e thella, duke kaluar edhe 6 shekuj. Xhaminë e Madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë që transmeton vlerat nga tradita tek e ardhmja e deri tek teknologjia më e re që është përdorur gjatë ndërtimit. Arkitektura osmane që dominon në Ballkan.

Kjo xhami, e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, do t’i shërbejë 10 mijë besimtarëve myslimanë që falin Namazin. Xhamia nuk është vetëm si një objekt kulti, por është menduar akoma më e gjerë, multifunksional, duke i shërbyer myslimanëve. Xhamia ka salla konferencash, bibliotekë.

Ne synojmë të pasqyrojmë trashëgimin e pasur të Shqipërisë me muzeun që ndodhet brenda xhamisë. Dua të shprehem këtu se xhamia e Namazgjasë do të jetë simboli i miqësisë dhe vëllazërisë mes nesh”, u shpreh Erdogan.

Presidenti turk u shpreh se objektet e kultit duhet të ruhen nga qarqe që kanë qëllime okulte dhe personale, duke referuar në këtë mënyrë organizatës FETO që Turqia e ka shpallur terroriste.

“Feja jonë e madhe na detyron që jo vetëm t’i ndërtojmë xhamitë, por t’i mbrojmë ato. Njësoj sikur sot që po ndërtojmë xhaminë, duhet të përpiqemi që këto vlera ti mbajmë gjallë mes nesh. Ne nuk duhet të shkëputemi nga feja islame, nga feja e paqe dhe nuk duhet t’ua lemë fushën bosh qarqeve që punojnë për interesa personale. Pra kjo është detyra e cdo myslimani që ka vetëdije dhe ndërgjegje. Xhamia e Namazgjasë është xhamia e vëllezërve myslimanë me ndërgjegjie të pastër. Turqia do të vazhdojë t’iu qëndrojë pranë atyre që kanë nevojë. I lutem Allahut që të gjitha lutjet në këtë xhami të pranohen nga i madhi zot”, u shpreh Erdogan