Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, ka përfunduar takimin me presidentin Bajram Begaj dhe ka mbërritur në Kryeministri, për të zhvilluar takimin me kryeministrin Edi Rama.
Erdogan është pritur me një përqafim të ngrohtë nga Rama ku do të zhvillojnë një takim “kokë më kokë”.
Më tej Rama dhe Edrogan pritet që të nëshkruajnë disa marrëveshje. Vizita e Erdogan në Tiranë do të përfundojë me inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë rreth orës 16:50, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Rama.
Marrëveshjet që do të nënshkruhen:
1. Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.
2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.
3. Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.