Një tjetër drejtor i Bashkisë së Tiranës thirret në SPAK

Një tjetër drejtor i Bashkisë së Tiranës ka përfunduar në dyert e SPAK. Mësohet se drejtori i Ujësjellësit Elton Kacidhja është thirrur herët në mëngjesin e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk dihen arsyet se përse Kacidhja është thirrur në SPAK, ndërsa disa prej drejtorëve të Bashkisë janë në burg në lidhje me dosjen korruptive “5D”.

Kujtojmë se pak kohë me parë Gjykata e Posaçme e Apelit, gjeti mangësi në hetimet e SPAK për këtë çështje.

Në një vendim të zbardhur të kësaj gjykate, përveçse i sugjeron SPAK-ut ti hetojë drejtorët e Bashkisë së Tiranës si grup i strukturuar kriminal, ka gjetur përfshirjen e drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës, Elton Kacidhja në aferën korruptive të prokurimeve publike.

Burime për mediat bëjnë me dije se Gjykata e Posaçme e Apelit ka orientuar SPAK që të hetojë implikimin e drejtorit Elton Kacidhja, në aferën “5D”.