Konferenca për shtyp e kreut të PD, Sali Berisha këtë të martë u ndërpre ne mes, për shkak se i iku linja e internetit.
Teksa po fliste ne lidhje me protestësn e së hënës, dhe po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, konferenca e Berishës u ndërpre në mënyrë të papritur.
Ndërkohë PD në një reagim thotë se linja e internetit iu ndërpre qëllimisht Sali Berishës, që konferencën po e zhvillonte nga banesa e tij. Sipas PD, kompania që ofron shërbimin e internetit në shtëpinë e Berishës e ka hequr me porosi nga larg, në mënyrë që kreu i PD të mos vazhdonte më konferencën me gazetarët.
“Linja e internetit u shkëput në mënyrë të qëllimshme nga kompania që ofron këtë shërbim në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike, duket me porosi nga larg që të ndërpritet konferenca me gazetarët e kreut të PD-së, Sali Berisha”, thuhet në reagimin e PD.