Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e të lënë nga Rrahman Rraja, kandidatit vijues në listën e Partisë Socialiste, Arkend Balla.
Deputeti socialist, Rrahman Rraja e la mandatin të shtunën e kaluar pas publikimit të një videoje ku djali dhe vëllai i tij rrihnin barbarisht dy qytetarë të cilët kishin denoncuar më parë prishjen e shtëpive nga shpërthimet e një guroreje që administrohej nga të afërmit e deputetit.
Arkend Balla ishte i 12-ti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit dhe mblodhi 2463 vota në zgjedhjet e vitit 2021.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për “arratisjen” nga Shqipëria të Ahmetajt ndërsa ka thënë se i është dhënë kohë për t’u larguar nga Shqipëria.
Sipas Berishës kërkesa e SPAK për arrestimin e ish ministrit ka shkuar në Parlament që të premten por është fshehur për 3 ditë, duke I dhënë kështu mundësi për të ikur.
“Arratisja e tij apo dërgimi në azil i Ahmetaj nga Rama tregon degradimin e organizatës kriminale por edhe të poshtërimit të shoqërisë shqiptar”, u shpreh ish-kryeministri, duke theksuar se “zëvendësit dhe ministrat e tij, të cilët pasurojnë veten me taksat e shqiptarëve kur thirren për të dhënë shpjegime arratisen pa u hyrë ferra në këmbë”.
“Kërkesa e SPAK u fsheh për 3 ditë nga Parlamenti., Dje Arben Ahmetaj tregoi se kush është shkalla e ulët morale, standardi më i ulët i organizatës kriminale të Ramës, zëvendësit dhe ministrave të tij, të cilët pasurojnë veten me taksat e shqiptarëve kur thirren për të dhënë shpjegime arratisen pa u hyrë ferra në këmbë.
Kjo dëshmon në mënyrë të qartë se përgjegjësi ndaj detyrës për anëtarët e organizatës kriminale të Ramës, pasi kanë mbushur valixhet me para të vjedhura dërgohen në azil për të gëzuar paratë e tyre.
Arratisja e tij apo dërgimi në azil i Ahmetaj nga Rama tregon degradimin e organizatës kriminale por edhe të poshtërimit të shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.