Plani i Ramës për shtetin sovran Bektashi, besimtarët myslimanë protestojnë para KMSH

Disa shoqata myslimane kanë protestuar sot para Komunitetit Mysliman Shqiptar, pak ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi për idenë e krijimit të një shteti sovran Bektashi në vend.

Veç propozimit të Ramës për krijimin e një shteti bektashi, fokus i protestës ishte dhe takimi i nënkryetarit të Komunitetit Mysliman me presidentin e Izraelit, Isack Herzog, gjatë vizitës në vendin tonë më 12 shtator.

“Në Palestinë po kryhet gjenocid. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman dhe kryeministri i Shqipërisë presin dhe mbështesin presidentin e shtetit gjenocidal”, shkruhej në një njoftim të shpërndarë.

Këto shoqata akuzojnë krerët e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, se përfaqësojnë interesat e biznesmenit turk në SHBA, Fetullah Gylen, i cili është kërkohet nga Turqia dhe njihet si armik i Erdogan.

Kujtojmë se një ditë parë KMSH reagoi në lidhje me planin e Ramës për ndërtimin e shtetit sovran Bektashi duke thënë se nisma të tilla krijojnë precedent të rrezikshëm për vendin.