Ndryshim në median shqiptare, Andi Tela rikthehet në News 24

Andi Tela është emëruar në krye të “Focus Media Group” si Drejtor i Përgjithshëm. Andi Tela është tashmë drejtori i ri i News24, Balkanweb, Panorama dhe RASH.

Pasi u largua për disa vite drejt një tjetër televizioni, Andi Tela është rikthyer sërish në median që ka punuar për shumë vite. Prezantimi i tij u bë nga kryetari i “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelliu.

Më herët në këtë post ishte Aleksandër Çipa, i cili është njëkohësisht kryetar i Unionit të gazetarëve. Andi Tela ka një eksperiencë të gjatë në median shqiptare, me role drejtuese në disa prej televizioneve të njohura në vend.