Një plagosje e dyfishtë me thikë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë, pas një sherri mes tre të rinjve.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit, ku tre personat, shokë midis tyre ndodheshin në një lokal duke pirë alkool.
Nën efektin e alkoolit mes tyre kanë nisur debatet dhe autori i identifikuar si Mandi Qori është qëlluar me shpullë nga 18-vjeçari Eri Driza. Më pas është larguar drejt banesës ku ka marrë një thikë.
Pasi është kthyer në lokalin ku ka qenë duke pirë, e ka qëlluar të riun 8 herë me thikë, fatmirësisht jashtë rrezikut. I plagosuri tjetër ka marrë një plagë në parakrah, pasi ka tentuar që t’i ndante.