PS nuk ka vendim për Olta Xhaçkën, Peleshi: Do t’i drejtohemi Komisionit të Venecias, por jo për këtë situatë

Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi ka dalë në një deklaratë për mediat ku ndër të tjera është pyetur edhe për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, për të cilën tha se nuk ka asnjë vendim poltitik.

Ai theksoi se PS do t’i drejtohet Komisionit të Venecia për interpretim jo lidhur me këtë çështje, që siç tha është në rrugën e vet, por për raste të tjera që mund të shfaqen në të ardhmen.

“Ne nuk i diskutojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në grupin parlamentar ku merren vendimet politike. Kjo çështje nuk është në rendin e ditës, nuk është diskutuar asnjë fjalë me deputetët, nuk e trajtojmë si vendim politik.

Vendim i Gjykatës Kushtetuese është bërë i njohur për deputet, do lexohet nga çdo deputet. Grupi i PS nuk ka vendim politik për këtë. Ne do ti drejtohemi Komisionit të Venecias, por jo për këtë. Do ti kërkojmë një mendim në parim për cdo situatë tjetër që mund të hasim”, tha Niko Peleshi.