Një 53 vjeçare u përplas nga një autobus pasditen e sotme në Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në lagjen nr. 17, ku autobusi me drejtues shtetasin A. J., 50 vjeç, përplasi këmbësoren, shtetasen A. Sh., 53 vjeçe.
Kjo e fundit mësohet se për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar me urgjencë dret spitalit të Traumës në Tiranë.
Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
“Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 17, autobusi me drejtues shtetasin A. J., 50 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A. Sh., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”- njoftoi policia.