Erdhi në Tiranë për të takuar një vajzë, por u dhunua nga i dashuri i saj, ndërron jetë në spital 42-vjeçari nga Bilishti

Ka humbur jetën në spitalin e Traumës 42-vjeçari Rigels Kaso, i cili u dhunua disa ditë më parë në Tiranë nga Bajram Gjeleshi.

Që prej datës 15 korrik ku ai u gjet i dhunuar në mes të rrugës, gjendja e tij shëndetësore kishte qenë e rëndë. Shkak i dhunës mendohet të jetë bërë një bisedë në rrjetet sociale.

Burime nga policia bëjnë me dije se 42-vjeçari nga Bilishti ka komunikuar në Instagram me bashkëjetuesen e 34 vjeçarit, Bajram Gjeleshi.

Ky i fundit ka zbuluar mesazhet dhe ka shkuar vetë në vendtakimin që 42-vjeçari kishte lënë me bashkëjetuesen e Bajram Gjeleshit në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet. Ai është dhunuar me grushte nga 34-vjeçari dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime të shumta, ndërsa sot ndërroi jetë.

Sa i takon autorit, ai është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij.