Tentoi të vetëvritej me 4 fëmijët e mitur, telefonata që shmangu tragjedinë në Shkodër, e reja në proces divorci me bashkëshortin

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër ku një nënë tentoi të mbytej në lumin e Bunës bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur.

27 vjeçarja është në proces divorci me bashkëshortin e saj dhe familjarët e saj thonë se e reja ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Po ashtu mësohet se 27 vjeçarja pak para se të ndërrmerte tentativën e vetëvrasjes, ka komunikuar me familjarët e saj dhe kanë qenë këta të fundit që kanë telefonuar policinë, duke parandaluar tragjedinë.

E reja tentoi të vetëvritej duke marrë me vete edhe 4 fëmijët të moshave 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. Ajo është shoqëruar në komisariat, ku pritet të merret në pyetje në lidhje me arsyet që e çuan që t’i jepte fund jetës së saj dhe 4 fëmijëve.

Kujtojmë se një ngjarje e rëndë ndodhi para pak kohësh në Shkodër, ku 39 vjeçarja Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin e Bunës, bashkë me 3 fëmijët e saj ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në burg pasi akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e gruas së tij.