Gjetjet e OLAF për abuzimet me fondet e BE në bujqësi, rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat

Socialistët kanë rrëzuar kërkesën e opozitës për mocion me debat në lidhje me gjetjet e OLAF për abuzimet me fondet e BE për bujqësinë.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës, me këtë të fundit që kërkon nga Kuvendi që të marrë çdo masë për të bërë të mundur zhbllokimin e fondeve nga Bashkimi Europian.

Por kjo kërkesë e demokratëve ka hasur në kundërshtinë e mazhorancës. Edhe pse BE ka reaguar zyrtarisht duke treguar edhe skemën e vjedhjes së këtyre fondeve për bujqësinë, Bledi Çuçi, duket se nuk ka qenë i informuar, duke thënë se raporti nuk është zyrtar.

Megjithatë mazhoranca votoi kundër kërkesës për mocion me debat, duke sjell edhe reagimin e fortë të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

“T’ju vije turp po shkelni hapur rregulloren. Po mbroni hajdutërinë. Ne ju ftojmë të marrim masa ndërsa ju mbroni vjedhjet”- u shpreh Bardhi.

Debatet:

Gazment Bardhi: Kuvendi të analizoje gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe te marrë çdo mase qe mundesojnë zhbllokimin e fondeve nga BE. Prandaj edhe kerkesa per debat dhe rezoluta jane ne kete linje. Gjuthashtu kerkojme qe nepermejt nje komisioni te posacem ne koordinim edhe me BE te adresjome çdo problem.

Çuçi: Nuk jemi kunder, por mendojme se nuk eshte koha e duhur. Per disa arsye, duke nisur nga fakti se raporti i OLAf, nuk eshte zyrtar dhe eshte ende konfidencial. Dhe po ashtu ka nje hetim te organeve te drejtesise. Kerkoi mirëkuptim dhe nuk jam kunder, por ta bejme ne vjeshte kur dhe raportet ti kemi zyrtare.

Bardhi: Kërkesa jone nuk bazohet ne thashetheme. Me vjen keq qe kolegu Çuçi nuk e paska si informacion, por raporti i OLAF eshte publik ne faqen e komisionit europian. Nuk jane thashetheme por permbledhja zyrtare qe OLAF ka bere mbi hetimin per rastet e abuzimeve me fondet e BE. Raporti i eshte vene ne dispozicion autoriteve ekzekutive shqiptare por edhe drejtesise. Kerkesa nuk bazohet as ne thashetheme e lajme gazetash por ne raportin zyrtar te OLAF. Po te ishte bazuar mbi lajme mediash do te kishim kerkuar ne korrik 2023 kete debat por kemi pritur raportin zyrtar. Eshte fiks momenti tani per kete debat, nje pune qe padyshim do te zgjas edhe ne sesionin tjeter parlamentar. Me rendesi eshte qe te biem dakord per debatin, pastaj kohen se kur e vendos debatin ne baze te rregullores i takon kerkuesve.

Bardhi: Te ju vije turp po shkelni hapur rregulloren. Po mbroni hajdutërine. Ne ju ftojme te marrim masa ndersa ju mbroni vjedhjet

Më herët, përmes një shkrese Partia Demokratike i kërkonte Kuvendit ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar, pas abuzimit me fondet e BE dhe ngrirjes së fondeve të IPARD.

Sipas PD, komisioni duhet të ngrihet për të propozuar masa konkrete që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të BE të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve të BE.