Amarildo Pajtoni, ose Ildi siç e njohin të gjithë, djali i sipërmarrësit të njohur Mentor Pajtoni dhe nipi i biznesmenit Armando Pajtoni, ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik me motor.
27 vjeçari u aksidentua në 30 Qershor të këtij vitin aksin Rrogozhinë-Kavajë, ku u përplas me një makinë. I riu u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku qëndroi në koma për 15 ditë, por fatkeqësisht nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ildi ishte i njohur në rrjetet sociale me një këlysh luani të cilin e kishte blerë, por ishte i angazhuar edhe në biznes me disa sipërmarrje të vogla. Miqtë dhe familjarët e tij kanë reaguar zemërthyer për ikjen e parakohshme të Ildit.
Media Ditari i shpreh ngushëllime familjes së Ildit dhe miqve të tij!