Lufta ndaj krimit e pastrimit të parave, SHBA trajnon zyrtarë të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV

Autoritetet ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara po punojnë me autoritetet ligjzbatuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të luftuar krimin ndërkombëtar, financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave.

Kështu shkruan ambasada amerikane në Tiranë, e cila sqaron se në kuadër të një programi të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Departamentit të Shtetit, ekspertë të IRS-së trajnuan zyrtarët rajonalë mbi përdorimin e hetimeve financiare për të zbuluar aktivitete të paligjshme, për të mbledhur prova dhe për të sekuestruar pasuri të përfituara në mënyrë kriminale.

“Kjo jo vetëm që ndihmon dhe të garantojnë sigurinë e tyre, por gjithashtu forcon aftësinë e tyre për të ndaluar grupe të rrezikshme përpara se ato të fuqizohen dhe të shënjestrojnë Shtetet e Bashkuara”- shkruhet në postimin e ambasadës.

Postimi i plotë: 

Autoritetet ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara po punojnë me autoritetet ligjzbatuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të luftuar krimin ndërkombëtar, financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave.

Në një program të udhëhequr nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT) e Departamentit të Drejtësisë të SHBA dhe i financuar nga Byroja Kundër Terrorizmit e Departamentit të Shtetit, zyrtarë nga Hetimi Kriminal i IRS-së shpjeguan se si të përdoren mjetet e hetimit financiar për të zbuluar aktivitete të paligjshme, për të siguruar prova për ndjekje penale dhe për të sekuestruar fitimet e përfituara në mënyrë të paligjshme.

Kjo jo vetëm që ndihmon dhe të garantojnë sigurinë e tyre, por gjithashtu forcon aftësinë e tyre për të ndaluar grupe të rrezikshme përpara se ato të fuqizohen dhe të shënjestrojnë Shtetet e Bashkuara.