Ish-ministri i Jahstëm, Paskal Milo, ka zbuluar pas hsumë vitesh takimin e parë me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madaleine Albright.
Ai tregoi në emisionin “Log” të gazetarit Endri Xhafo se u takua me Albright në vitin 1997 së bahsku me ish-kryeministrin Fatos Nano. Milo tha se ish-Sekretarja e shtetit u kishte bërë dy kritika, për revanshin ndaj opozitës dhe për punësimin në administratën shttërore t ëish-agjentëve të Sigurimit.
Takimi im i parë me Albright ka qenë në Nju York në vitin 1997. Kam qenë së bashku me Fatos Nanon. Takimi kishte më shumë karakter zyrtar. Ajo i qëndroi karakterit zyrtar të takimit. Na bëri edhe vërejtje. Ajo në radhë të parë ajo na tha që duhet kujdes, nuk duhet të jeni refraktarë shumë me opozitën.
Ambasada e SHBA në Tiranë kishte dërguar informacion se kishte një lloj revanshi politik ndaj të djathtës. Ajo kishte marrë informacione që në administratën e re shqiptare po rekrutoheshin ish agjentë të Sigurimit të Shtetit. Këto dy vërejtje nuk ngruroi t’i bënte. Fatos Nano e garantoi se kjo në raport me opozitën nuk ë shte e saktë, është e zmadhuar. Dhe të dytën e mohoi duke thënë se nuk është e vërtetë”, deklaroi ai.
Përsa i përket takimeve të tjera me Albright, Milo tha se ish-Sekretarja ishte mjaft mbështetëse, madje në disa raste të puthte edhe në faqe.
“Në takimet e tjera bashkëpunimi u shtua. Në takime ndërkombëtare, ajo më shikonte nga distanca dhe për më inkurajuar më shkelte syrin për të thënë që e ke mirë. Mund të them që ajo në mjaft raste të puthte dhe në faqe”, theksoi Milo.